Java Europiane e Lëvizshmërisë 2021 me temë “Lëvizje e sigurt dhe e shëndetshme” kulmoi me datë 22 Shtator me “Ditën Europiane pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajritdhe të përqafojnë qasjet e reja të transportit alternativ, duket ecur ose pedaluar më shumë.

Drejtoria e Politikave dhe Edukimit Mjedisor në bashkëpunim me Drejtorinë e Sporteve organizoi një sërë aktivitetesh në bulevardin “Luigj Gurakuqi”. Përgjatë ditës u organizuan aktivitete të ndryshme sportive si: Basketboll, Tenis, Lojra popullore, panair me punime me materiale te riciklueshme nga fëmijët e 2 shkollave 9-vjeçare, Farkë dhe loja mjedisore “mos u nxeh”

#Java Europiane e Lëvizshmërisë 16 Shtator -22 Shtator 2021# Datë 22 Shtator “Dita Europiane pa Makina”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *