Nën moton “Lëvizje e sigurt dhe e shëndetshme”, edhe këtë vit Tirana i është bashkuar “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin mjedisin dhe të përqafojnë qasjet e reja të transportit alternativ, duket ecur ose pedaluar më shumë.

Me datë 21 Shtator, ora 10:00, Drejtoria e Politikave dhe Edukimit Mjedisor, organizoi në Ambjentet e Qendrës “TEN”, takimin me temë: Mënyra e lëvizjes dhe shëndeti publik.

I ftuar në këtë takim ishte një nga mjekët e ISHP. (Instituti i Shëndetit Publik), përfaqësues nga shoqata mjedisore, Drejtoria e Transportit, Drejtoria e Sporteve dhe GIZ,

Prof. As. Ervin Toçi (nga ISHP) bëri prezantimin me temë: “Udhëzimet për Aktivitetin Fizik”

Temat e prezantimit për të cilat u diskutua në këtë takim ishin:

1. Llojet e Aktivitetit Fizik:

2. Intensiteti i Aktivitetit fizik (Intensitet i Moderuar/ Intensitet i lartë)

3. Përfitimet e aktivitetit fizik për të rinjtë, të rriturit dheadultët më të moshuar

4. Përfitimet e reja Shëndetësore (Përfitimet afatshkurtëra/afatgjata dhe menaxhimi i sëmundjeve)

5. Shëndeti i trurit

6. Promovimi i Aktivitetit Fizik dhe pse duhet promovuar aktiviteti fizik

#Java Europiane e Lëvizshmërisë 16 Shtator -22 Shtator 2021# Datë 21 Shtator “Mënyra e Lëvizjes dhe Shëndeti Publik” nga ISHP

Leave a Reply

Your email address will not be published.