Dita Botërore e Pastrimit është një lëvizje qytetare, që bashkon 180 vende dhe miliona njerëz në të gjithë botën për të pastruar planetin. Dita e Botërore e Pastrimit, synon të mobilizojë qytetarët, institucionet, bizneset në aksione pastrimi (dhe jo vetëm), për të larguar sa më shumë mbeturina nga natyra dhe në këtë mënyrë të përçojë mesazhin për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja.

Në një ditë,Vullnetarët dhe partnerët në mbarë botën mblidhen për të pastruar planetin tonë nga plehrat – duke pastruar mbeturinat dhe mbeturinat e keqmenaxhuara nga plazhet, lumenjtë, pyjet dhe rrugët tona. Kjo ide që ndryshoi botën filloi në vendin e vogël verior të Evropës, Estoninë, në vitin 2008. 50,000 njerëz u bashkuan për të pastruar të gjithë vendin në vetëm pesë orë.

Drejtoria e Politikave dhe Edukimit Mjedisor, në bashkëpunim me “Green Line Albania”, organizoi për të katërtin vit rradhazi, Ditën Botërore të Pastrimit ku morën pjesë:

përafërsisht 507 persona nga 27 Njësitë Administrative të Tiranës, që pothuajse u angazhuan maksimalisht

120 punonjës nga Policia Bashkiake

60 punonjës nga Inspektoriati i mbrojtjes së territorit

50 studentë nga Rezidenca Studentore nr. 2

50 studentë nga rezidenca studentore nr. 1

70 punonjës nga Tirana parking

Të rinj pa fund nga shkollat e mesme të kryeqytetit dhe nga Drejtoria e Përgjithshme nr.3

Stafi i Bashkisë Tiranë këtë vit ishte në numër më të madh se çdo vit tjetër pastrimi.

Gjithë stafi i shërbimit social ju bashku kësaj dite:

Në këtë pastrim mori pjesë gjthë stafi i DPN 1, gjithë stafi i Drejtorisë së Funeralit, Zjarrfiksja.

Aksionit të pastrimit iu bashkua edhe kryebashkiaku, Erion Veliaj, së bashku me banorët e Njësisë 13 në kryeqytet.

Për vitin 2022, Shqipëria është përzgjedhur edhe si vendi organizator i Ditës Botërore të Pastrimit.

#Dita Botërore e Pastrimit# 18 Shtator 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *