1.Drejtoria e Politikave dhe Edukimit Mjedisor është përgjegjëse për miradministrimin e çdo çështje që lidhet me zhvillimin e politikave, planeve për mbrojtjen e mjedisit urban, ruajtjen dhe përmirësimin e tij, parandalimin dhe pakësimin e rreziqeve ndaj jetës e shëndetit të njeriut, sigurimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së jetës së banorëve, në dobi të brezave të sotëm dhe të ardhshëm, si dhe sigurimin e kushteve për zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit të Tiranës dhe territoreve përreth.

Edukimi mjedisor është një proces dinamik dhe pjesëmarrës, që kërkon të zgjojë tek njerëzit një ndërgjegjësim mbi problemet mjedisore të identifikuara në nivel të përgjithshëm dhe të veçantë.

Edukimi mjedisor, gjithashtu, kërkon të identifikojë marrëdhëniet dhe pavarësinë e ndërveprimeve që ndodhin në mes të mjedisit dhe njeriut, me synimin për të promovuar një marrëdhënie harmonike midis aktiviteteve natyrore dhe njerëzore përmes zhvillimit të qëndrueshëm, me qëllim të sigurimit të qëndrueshmërisë dhe cilësisë së gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme.

2.Drejtoria e Përgjithshme e Punëve  Publike

3.Drejtoria e Pastrimit e Mbetjeve Urbane