Nën moton “Lëvizje e sigurt dhe e shëndetshme”, edhe këtë vit Tirana i është bashkuar “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin mjedisin dhe të përqafojnë qasjet e reja të transportit alternativ, duket ecur ose pedaluar më shumë.
Me datë 20 Shtator, ora 10:00, Drejtoria e Politikave dhe Edukimit Mjedisor, organizoi tek REJA, një bashkëbisedim mbi korsitë e biçikletave në Tiranë. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të shoqatave mjedisore, Drejtoria e Transporti, GIZ.
Temat e prezantimit për të cilat u diskutua në këtë takim ishin:
1.Sfidat Globale
Reduktimi i përdorimit të automjeteve private
Ndërtimi i rrjetit të korsive për autobusë dhe biçikletave
Kompletimi i rrjetit rrugor
Implementimi i sistemeve inteligjente
2. Vizioni
Lehtësimi i lëvizjes së qëndrueshme për të gjithë nëpërmjet 4 qëllimeve:
Akses për të gjithë
Eficensë
Siguria
Mbrojtja e Mjedisit
3. Korsitë e dedikuara për Biçikleta
4. Siguria Rrugore
Legjislacioni
Llojet e korsive
Struktura e korsive të biçikletave
Sinjalistika e korsive
5. Detyrat dhe të drejtat e Çiklistëve
6. Korsitë e dedikuara për Biçikleta
7. Numëruesit Elektronik të biçikletave