Nën moton “Lëvizje e sigurt dhe e shëndetshme”, edhe këtë vit Tirana i është bashkuar “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin mjedisin dhe të përqafojnë qasjet e reja të transportit alternativ, duket ecur ose pedaluar më shumë.

Me datë 16 Shtator, Drejtoria e Politikave dhe Edukimit Mjedisor, organizoi në Daias, Njësia Administrative Petrelë, vizitë me transportin publik dhe ecje në fermat e zonës. Këtij aktiviteti iu bashkuan edhe të rinjtë e Federatës Shqitare të Sportit Universitar, Drejtoria e Transporti dhe GIZ.

Fermat të cilat u vizituan gjatë ditës ishin: “Turtle Farm” dhe “Nano Resort”.

#Java Europiane e Lëvizshmërisë# 16 Shtator -22 Shtator 2021 Datë 16 Shtator “Vizitë me transportin publik në Daias dhe ecje deri në fermat e zonës”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *