Edukimi mjedisor për të ardhmen e qytetit është një nismë e Drejtorisë së Politikave dhe Edukimit Mjedisor.
Në shkollën ” Lidhja e Prizrenit”, në datë 08.04.2021, u zhvillua ora mjedisore mbi të cilat
u diskutua :
- Rëndësia e përdorimit të biçikletës në qytet;
- Ndarja e mbetjeve në burim dhe hedhja e tyre në vendet e përcaktuara;
- Mbjellje e bimëve dhe erëzave në ballkonet e shtëpive dhe benefitet e tyre;
Edukimi mjedisor zhvillohet nëpërmjet bashkëbisedimit me nxënesit duke marrë një përgjithësim të njohurive të tyre me nismat pro mjedisit të ndërmarra nga Bashkia Tiranë.
Edukimi Mjedisor për të ardhmen e qytetit#Shkolla 9-vjeçare ” Lidhja e Prizrenit”