Edukimi mjedisor për të ardhmen e qytetit është një nisëm e Drejtorisë së Politikave dhe Edukimit Mjedisor.
Gjatë muajit Gusht, me datë 6 Gusht dhe 16 Gusht, Drejtoria e Politikave dhe Edukimit Mjedisor, zhvilloi 2 takime për edukimin mjedisor me fëmijët e Qendrës Komunitare “Të qëndrojmë së bashku” me datë 6 Gusht dhe “Qendrës Sociale Multidisiplinare” me datë 16 Gusht. Çështjet e edukimit mjedisor që u trajtuan nga specialistët e DPEM ishin :
- Dobitë e Bimëve dhe Luleve.
- Sugjerimet që jepen nga specialistët e fushës për mbjelljen e bimëve dhe erëzave në qytetin e Tiranës;
- Avantazhet e përdorimit të Biçikletës në qytet, për mjedisin dhe shëndetin dhe ndikimi i përdorimit të tyre në ajrin në Tiranë.
Edukimi Mjedisor për të ardhmen e qytetit