Edukimi mjedisor për të ardhmen e qytetit është një nisëm e Drejtorisë së Politikave dhe Edukimit Mjedisor.
Në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi”, në datë 12.05.2021, u zhvillua ora mjedisore mbi të cilat u diskutua :
- Rëndësia e përdorimit të biçikletës në Qytet, për mjedisin, shëndetin, koston e transportit dhe stesin;
- Rregullat që duhet të respektojnë Çiklistët;
- Mbjellja e bimëve dhe erëzave në ballkone dhe benefitet e tyre;
- Sugjerimet që jepen nga specialistët e fushës për mbjelljen e bimëve dhe erëzave në qytetin e Tiranës;
- Ndërgjegjësimi në breza për kujdesin sistematik ndaj bimëve dhe luleve;
Edukimi mjedisor zhvillohet nëpërmjet bashkëbisedimit me nxënësit duke marrë një përgjithësim të njohurive të tyre me nismat pro mjedisit të ndërmarra nga Bashkia Tiranë.
Edukimi Mjedisor për të ardhmen e qytetit #Shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi”