Edukimi mjedisor për të ardhmen e qytetit është një nisëm e Drejtorisë së Politikave dhe Edukimit Mjedisor.

Në shkollën 9-vjeçare ” Fan Noli”, në datë 6.05.2021, u zhvillua ora mjedisore mbi të cilat u diskutua :

  • Avantazhet e përdorimit të biçikletës në Qytet , për mjedisin, shëndetin, koston e transportit dhe stesin;
  • Rregullat e pedalimit;
  • Mbjellja e bimëve dhe erëzave në ballkone dhe benefitet e tyre;
  • Sugjerimet që jepen nga specialistët e fushës për mbjelljen e bimëve dhe erëzave në qytetin e Tiranës;
  • Ndërgjegjësimi në breza për kujdesin sistematik ndaj bimëve dhe luleve;

Edukimi mjedisor zhvillohet nëpërmjet bashkëbisedimit me nxënësit duke marrë një përgjithësim të njohurive të tyre me nismat pro mjedisit të ndërmarra nga Bashkia Tiranë.

Edukimi Mjedisor për të ardhmen e qytetit #Shkolla 9-vjeçare ” Fan Noli”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *