Edukimi mjedisor për të ardhmen e qytetit është një nisëm e Drejtorisë së Politikave dhe Edukimit Mjedisor.
Në shkollën ” Alush Bardhi”, Farkë, në datë 31.03.2021, u zhvillua ora mjedisore mbi të cilat
u diskutua :
- Rëndësia e përdorimit të bicikletës në lidhje me shëndetin;
- Riciklimi i mbetjeve të biodegradueshme;
- Ndarja e mbetjeve në burim dhe hedhja e tyre në vëndet e përcaktuara;
- Mbjellje e bimëve dhe erëzave në kopshtet e shtëpive dhe benefitet e tyre;
Edukimi mjedisor zhvillohet nëpërmjet bashkëbisedimit me nxënesit duke marrë një përgjithësim të njohurive të tyre me nismat pro mjedisit të ndërmarra nga Bashkia Tiranë.
Edukimi Mjedisor për të ardhmen e qytetit # Shkolla 9-vjeçare Farkë “Alush Bardhi”