Me datë 2 Dhjetor, ora 09:30, Drejtoria e Politikave dhe Edukimit Mjedisor (DPEM), organizoi në Qendrën TEN, dëgjesën e tretë publike mbi Planin Lokal të Veprimit mbi Zhurmat për Bashkinë Tiranë.
Morën pjesë në këtë dëgjesë, përfaqësues nga Institucioni i Bashkisë Tiranë si: Policia Bashkiake, Drejtoria e Aseteve dhe Licensimit , Drejtoria Juridike, Drejtoria e Transportit, Drejtoria e Urbanistikës, Përfaqësues nga AMK , etj.
Në këtë dëgjesë të tretë përfaqësuesi i studios EMC (studio fituese e këtij plan veprimi) Z. Klodian Aliu prezantoi draft matricën e masave (Rekrutimi i stafit, Afati kohor i ketij plan veprimi, etj)
Prezantimi i saj u shoqërua dhe me diskutime të shumta nga gjithë të pranishmit në sallë të cilët dhanë sugjerimet e tyre.