Me datë 16 Nëntor, ora 09:00, Drejtoria e Politikave dhe Edukimit Mjedisor (DPEM), organizoi në sallën e Këshilit Bashkiak, dëgjesën e dytë publike mbi Planin Lokal të Veprimit mbi Zhurmat për Bashkinë Tiranë.

Morën pjesë në këtë dëgjesë:

Kryebashkiaku Z. Erion Veliaj

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Znj. Mirela Kumbaro

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) Z. Blendi Gonxhe

Prefekti i Tiranës, Z. Mersin Murataj

Përfaqësues nga ISHP

Përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM)

Përfaqësues nga Qarku Tiranë

Përfaqësues nga Policia Shtetit

dhe shumë përfaqësues nga Institucioni i Bashkisë Tiranë.

Prezantimi i materialit u shoqërua edhe me diskutime nga të pranishmit në sallë, të cilët dhanë sugjerimet e tyre në lidhje me këtë studim

#Dëgjesa e dytë publike e Planit Lokal të Veprimit mbi Zhurmat për Bashkinë Tiranë#

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *