Rukola është një barishte që përshtatet shumë mirë në kushtet e shtëpisë. Rukola është mbretëresha e barishteve të përdorura nga amvisat shqiptare, jo vetëm në shije por edhe në vlera. Si çdo barishte tjetër edhe rukola mund të rritet mirë dhe shëndetshëm në kushtet e shtëpisë. Ne do t’ju japim informacione të dobishme për mënyrën më të thjeshtë dhe të favorshme për rritjen e rukolës në vazo dhe për përfitimin e vlerave maksimale prej saj.

Çfarë ju nevojitet:

Vazo, rukola është një barishte që nuk ka teka. Ajo rritet ku ta vendosësh. Zgjidh vendin dhe vazon e preferuar të një madhësie të caktuar dhe rukola do të lulëzojë mjaft mirë. Vazoja ku do të mbillni një bimë të vetme duhet të jetë të paktën 20 centimetra e thellë dhe me një diametër prej 15 centimetrash.

Drita e diellit, rukola lulëzon kur qëndron të paktën gjashtë orë nën ndriçimin e drejtpërdrejtë të diellit. Por duhet të kini kujdes sepse barishtja nuk e duron nxehtësinë e madhe, ndaj sigurohuni që ajo të shijojë dritën e plotë të mëngjesit dhe hijen e pasdites.

Ujitja, dheu duhet të jetë i njomë, por nuk duhet ta teproni me ujiin. Rrënjët kalben nëse jeni dorëlëshuar me ujin. Ujitja bëhet një herë në dy ditë, ose në rastet kur sipërfaqja e vazos është tharë. Në bazë të ujitjes së rregullt, rukola do të jetë gati në më pak se 30 ditë.

Çfarë përmban Rukola.

Kjo perime ka shumë vitamina, A, B6, B9, C e K, kripëra minerale, kalcium, magnes, potas, hekur dhe fibra.

Përfitimet e Rukolës.

Rukola stimulon oreksin, por edhe prodhimin e lëngjeve gastrite. Nëse e konsumoni në mënyrë të rregullt, nuk do të keni më probleme me gazrat intestinale, ndërsa do të përmirësoni tretjen e tyre. Përmbajtja e lartë e glukozinoleve lufton viruset dhe bakteret. Nëse nuk mjafton kjo, ju themi se rukola ka shumë pak kalori (vetëm 25 kalori për 100 g raketa). Ka nga ata që e preferojne rukolën për veprimin e saj qetësues.

Rukola

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *