![Loading Events](https://mmuem.tirana.al/wp-content/plugins/the-events-calendar/src/resources/images/tribe-loading.gif)
- This event has passed.
“Pastrojmë Shqipërinë që duam”
22/12/2017 @ 08:00 - 12:00
Bashkia Tiranë me Ndërmarrjet e saj 1, 2, 3 të Punëtorëve të Qytetit, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, Drejtoria e Përgjithshme e Promovimit të Qytetit së bashku me një grup të konsiderueshëm Vullnetarësh do të kryejnë një aksion sensibilizues me qëllim pastrimin, rehabilitimin e zonave të ndotura dhe gjelbërimin e tyre.
Duke qënë se jemi në vigjilje të vitit të Skënderbeut, aksioni do të zhvillohet në aksin rrugor Qafë Kashar deri në qytetin e Krujës, në datë 22.12.2017 në orën 09.00.
Drejtoria e Përgjithshme e Promovimit të Qytetit ka ndërmarrë nisma të shpeshta pastrimi të cilat i kanë mundësuar fitimin e një eksperience pozitive në organizimin e aksioneve të tilla. Për këtë qëllim është menduar të shpërndahet stafi i Bashkisë Tiranë dhe grupi i Vullnetarëve në të gjithat zonat e ndotura dhe problematike të cilat shtrihen përgjatë aksit rrugor të mësipërm. Drejtoria e Përgjithshme e Promovimit të Qytetit ka koordinuar aksionin me Ndërmarrjet 1,2,3 të Punëtoreve të Qytetit dhe Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit me qëllim sigurimin e mjeteve të punës dhe të gjithë logjistikës së nevojshme për organizmin e një aksioni efikas dhe të sukseshëm.
Fokusi i këtij aksioni do të jetë jo vetëm pastrimi i zonave të ndotura por edhe rehabilitimi i sinjalistikës rrugore dhe sensibilizimi i banorëve për një mjedis sa me të pastër. Një vëmendje e veçantë do ti kushtohet gjelbërimit të këtyre zonave të ndotura si një faktor i rëndësishëm për kufizimin e ndotjes së ambjentit dhe mbajtjes së tij pastër.