Disa nene të tjera në Kodin Rrugor për Çiklistët

Kujdes!

Neni 141

Pozicioni i mjetit në karrexhatë

2. Mjetet që nuk kanë motor dhe kafshët, duhet të rrinë sa të jetë e mundur më pranë kufirit të djathtë të karrexhatës.

Neni 142

Qarkullimi i mjeteve në rreshta paralelë

3. Drejtuesit e mjeteve që ndodhen në korsinë e parë në të djathtë, mund, gjithashtu, të zhvendosen nga kjo korsi, kur duhet të parakalojnë një mjet pa motor ose një mjet të ngadalshëm në përgjithësi, gjithmonë duke dhënë sinjalet e nevojshme.

Neni 143

Përparësia

8. Kur hyhet në rrugë nga shtigje të udhëve për kafshë dhe pista për biçikleta, drejtuesi i mjetit ose i kafshës është i detyruar të ndalojë dhe t’i japë përparësi atij që qarkullon në rrugë. Detyrimi qëndron edhe nëse karakteristikat e këtyre udhëve ndryshojnë në afërsi të hyrjes në rrugë.

Neni 150

Sinjalizimi pamor dhe ndriçimi i mjeteve

1. Përdorimi i sistemeve të sinjalizimit pamor të mjeteve është i detyrueshëm nga gjysmë ore pas perëndimit të diellit deri gjysmë ore përpara lindjes së tij, si dhe ditën nëpër tunele, në raste mjegulle, kur bie borë, shira të fortë dhe në çdo rast tjetër me fushëpamje të dobët. Drejtuesit e mjeteve me motor, gjatë të gjithë kohës së lëvizjes në autostrada dhe rrugë interurbane, janë të detyruar të përdorin fenerët joverbues dhe, kur është parashikuar, dritat e pengesës. Drejtuesit e çiklomotorëve dhe të motomjeteve, gjatë të gjithë kohës së lëvizjes, në të gjitha llojet e rrugëve, janë të detyruar të përdorin fenerët joverbues.

Neni 180

Qarkullimi i biçikletave

1. Drejtuesit e biçikletave duhet të ecin në një rresht në të gjitha rastet, në rrugë brenda dhe jashtë qendrave të banuara, përveçse kur njëri prej tyre është më i vogël se 10 vjeç dhe lëviz në të djathtë të tjetrit. Kur lëvizet në korsi të veçanta për biçikleta, asnjëherë nuk mund të jenë më shumë se dy rreshta.

2. Drejtuesit e biçikletave duhet të kenë të lirë përdorimin e krahëve e të duarve dhe ta mbajnë timonin të paktën me një dorë. Ata duhet të jenë në gjendje në çdo moment të shikojnë lirisht përpara tyre në të dy krahët dhe të kryejnë me lirshmëri maksimale, gatishmëri dhe lehtësi manovrat e nevojshme.

3. Ndalohet tërheqja e mjeteve, të mbajnë kafshë dhe të tërhiqen nga një mjet tjetër.

4. Drejtuesit e biçikletave duhet ta marrin mjetin për dore, kur si pasojë e kushteve të qarkullimit, bëhen pengesë ose rrezik për këmbësorët. Në një rast të tillë bashkohen me këmbësorët dhe duhet të përdorin kujdesin dhe gatishmërinë e zakonshme.

5. Është i ndaluar transportimi i njerëzve të tjerë në biçikleta, kur nuk janë të ndërtuara dhe të pajisura për një qëllim të tillë. I lejohet sidoqoftë drejtuesit të mjetit madhor transporti i një fëmije deri në moshën 6 vjeç, i siguruar në mënyrë të përshtatshme me pajisjet e nevojshme të përcaktuara nga aktet në zbatim.

6. Biçikletat e ndërtuara dhe të njohura për transportin e njerëzve të tjerë, përveç drejtuesit, mund të drejtohen, kur janë me më shumë se dy rrota simetrike, nga dy drejtues. Në një rast të tillë duhet të pedalojnë vetëm këta persona.

7. Në mjetet e përmendura në pikën 6 nuk mund të transportohen më shumë se 4 persona madhorë, duke përfshirë edhe drejtuesit; lejohet dhe transportimi i njëkohshëm i dy fëmijëve me moshë deri në 10 vjeç.

8. Për transportin e mallrave dhe kafshëve zbatohet neni 168.

9. Biçikletat duhet të kalojnë në pistat e rezervuara për to, kur ato ekzistojnë, përveç ndalimeve për kategori të caktuara me mënyrat e përcaktuara nga aktet në zbatim.

10. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë.

Për biçikletat e përmendura në pikën 6, gjoba është nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

Rregullat që duhet të respektojnë Çiklistët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *