Plastika kontaminon detet, lumenjt dhe natyrën. Parlamenti i BE-së kërkon të kufizohet fluksi i konsumit të qeseve plastike. Deri në vitin 2019 qytetarët e BE-së duhet të përdorin 80 % më pak qese plastike. Ne, shumë shpesh ankohemi se mjedisi në Tiranë nuk është i pastër. Në shumë raste ky konstatim është i drejtë. Ndotja e mjedisit ndikon jo vetëm në cilësinë e jetës, por edhe në dëmtimin e peisazhit rrethues.

Të gjithë e dimë, se vetë ne mund të bëjmë më shumë për ta përmirësuar mjedisin.Ndihmesa me e madhe që ne si qytetarë mund ti bëjme qytetit është reduktimi i përdorimit të qeseve plastike, armikun e ambientit dhe peisazhit.Ato i gjend kudo dhe tashme janë kthyer në nje shqetësim mjedisor. Çdo muaj qyteti i Tiranës konsumon rreth 100 ton qese plastike. Praktikisht për shpërbërjen e tyre duhen mesatarisht 500 vjet. Është evidente ndotja që gjeneron shpërbërja e një sasie kaq të madhe qesesh të cilat konsumohen për 1 vit.

Një masë paraprake për të ulur ndjeshëm përdorimin e qeseve plastike, faktori kryesor në ndotjen e mjedisit, është shitja e tyre kundrejt një çmimi nga operatorët ekonomik që tregtojnë të cilët veprojnë në qytetin e Tiranës. Shembujt që vijnë nga qytete të ndryshme Europiane janë inkurajues, p.sh. në Londër tarifimi i përdorimit të qeseve uli afërsisht me 80 % përdorimin e qeseve plastike nga konsumatorët.

Iniciativa e ndërmarrë nga Bashkia Tiranë për shitjen me pagesë të qeseve plastike do të reduktoj ndjeshëm përdorimin e tyre nga qytetarët dhe do të kontribuoj për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë ne.

Reduktimi i Qeseve Plastike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *