Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e ndërgjegjesimit për rëndësinë e ruajtjes së një mjedisi të pastër. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar çdo vit. Tema për Ditën Botërore të Mjedisit 2021 është “Ripërtëritja e Ekosistemit”

Aktiviteti u organizua nga “Drejtoria e Politikave dhe Edukimit Mjedisor” , në shkollën 9-vjeçare “Farkë e Vogël”

Fillimisht u organizua një panair dhe një konkurs me punime të riciklueshme nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Farkës. Materialet e përdorura për riciklim ishin: tela, tapa, letra, kartona, gota plastike, etj. Për këtë panair nxënësit e shkollave ishin informuar gjatë zhvillimit të orës së ndërgjegjësimit mjedisor që është organizuar nga Drejtoria e Politikave dhe Edukimit Mjedisor dhe janë organizuar që para dy muajsh. Në panair u ndanë tre çmime për punimet më të mira me materiale të riciklueshme të realizuara nga nxënësit, të cilët u pajisën me çertifikatë nga Bashkia Tiranë, Drejtoria e Politikave dhe Edukimit Mjedisor (DPEM) dhe disa vazo me lule. Çmimet u dhanë nga Juria e përbërë nga: 1 përfaqësues nga DPEM, 1 Përfaqësues nga Eco-Tirana dhe 1 përfaqësues nga “Këshilli Bashkiak”

Realizimi i procesit te Riciklimit (Specifikisht: Dekompozimi i mbetjeve organike)

Në tokë u fut një fuçi e madhe plastike për të mundësuar mbledhjen e mbetjeve organike dhe kthimin e tyre në pleh të zakonshëm që do të përdoret për proceset e rritjes së bimëve dhe luleve. Ky proçes u zhvillua dhe u ndoq nga DPEM në bashkëpunim me stafin e shkollës. Fuçia do të shërbejë për të hedhur brenda saj nga nxënësit konkretisht: Mbeturinat e prodhuara nga aktivitetet e njeriut, (lëvozhgat e vezëve, drithëra, bulmetra dhe ushqime të tjera të përditshme, Frutat dhe perimet (lëvoret dhe mbetjet e tyre), Mbetjet e bimëve dhe luleve.

Mbjellja e bimëve dhe luleve në oborrin dhe kopshtin pas shkollës

Ky proçes ishte finalizimi i kopshtit të shkollës të nisur prej disa muajsh. Përgatitja e vendeve me detajet për mbjelljen e bimëve, u realizua në bashkëpunim me punonjësit e Serave të Bashkisë Tiranë, të cilët siguruan edhe materialet e nevojshme për organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit.

#Dita Botërore e Mjedisit 2021#

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *