Me datë 1 Nëntor, ora 10:00, Drejtoria e Politikave dhe Edukimit Mjedisor (DPEM), organizoi në Qendrën TEN, dëgjesën e parë publike mbi Planin Lokal të Veprimit mbi Zhurmat për Bashkinë Tiranë.

Morën pjesë në këtë dëgjesë përfaqësues të shoqatave Mjedisore dhe Shoqërisë Civile si: Lëvizja : Eco Volis, Co Plan, Qëndresa Qytetare, Qendra Marëdhënie, GIZ, MileuKontakt, Studio EMC, etj.

Pas prezantimit nga Drejtoresha e Drejtorisë së Politikave dhe Edukimit Mjedisor (DPEM), të Planit Lokal të Veprimit mbi Zhurmat për Bashkinë Tiranë, si ka nisur ky studim, rëndësia e këtij plan veprimi, sa dëgjesa do bëhen dhe të ftuarit që do marrin pjesë në këto dëgjesa, pikat kryesore të plan veprimit të zhurmave i prezantoi përfaqësuesi i studios EMC (studio fituese e ketij plan veprimi) Z. Klodian Aliu.

Ai paraqiti disa pika që janë monitoruar për problemet që ekzistojnë në qytetin e Tiranës për zhurmat, fokusin në menaxhimin e zhurmave, Matricën e masave (Rekrutimi i stafit, Afati kohor i ketij plan veprimi, etj) dhe objektivat e këtij plani veprimi.

Prezantimi i materialit u shoqërua edhe me diskutime nga të pranishmit në sallë, të cilët dhanë sugjerimet e tyre në lidhje me Plan veprimin mbi zhurmat.

#Dëgjesa e parë publike e Planit Lokal të Veprimit mbi Zhurmat për Bashkinë Tiranë#

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *