Në Tiranë ka 40 km korsi biçikletash totale:

  • 30 km korsi të reja
  • 10 km korsi ekzistuese
  • Ndërgjegjësimi Qytetar

Biçikletat janë mjete me dy ose më shumë rrota që vihen në lëvizje vetëm në sajë të veprimit të muskujve, nëpërmjet pedaleve ose sistemeve të ngjashme dhe që drejtohen nga njerëzit e hipur në to. Biçikletat nuk mund të tejkalojnë 1.30m gjerësi, 3 m gjatësi dhe 2.20m lartësi.

Një nga arsyet më të rëndësishme të ndotjes së mjedisit janë gazrat e dëmshme që lëshohen në atmosferë. 31% të dyoksid karbonit dhe 82% të monoksid karbonit të këtyre gazrave e shkaktojnë mjetet motorike të transportit. Ashtu si gazrat që lëshohen në ajër gjatë përdorimit të këtyre mjeteve, edhe në fazën e prodhimit krijohen lëndë të dëmshme dhe përhapen në natyrë. Përveç kësaj gazrat që emetojnë mjetet motorike dhe që shkaktojnë në atmosferë efektin serë përbëjnë edhe një ndër faktorët kryesorë të ngrohjes globale. Dhe një nga rrugët më efektive për të parandaluar dëmin që i shkaktojnë mjedisit këto mjete është përdorimi i biçikletës. Për çdo 1 kilometër që përshkohet me biçikletë në vend të automjetit parandalohet emetimi në natyrë i 145 gram dyoksid karboni (CO2).

Sistemet përbërëse të biçikletave:

  • Biçikletat duhet të jenë të pajisura me rrota pneumatike.
  • Për frenimin: me sistem të pavarur për çdo aks;
  • Për sinjalizimin zanor: me një zile;
  • Për sinjalizimin pamor: në pjesën e përparme me një dritë të bardhë ose të verdhë, në pjesën e prapme me dritë të kuqe dhe sinjale reflektuese të kuqe; gjithashtu te pedalet duhet të kenë sinjale reflektuese të verdha dhe të tilla, të ngjashme, duhet të ketë edhe anash.
BIÇIKLETAT

Leave a Reply

Your email address will not be published.