Pastrimi i Qytetit

Qyteti i Tiranës është ndarë në 4 (katër) zona pastrimi, ku operojnë 3 (tre) operator privat shërbimi të pastrimit dhe 1 (një) operatorë publik.


1. Zona e Kuqe & Tirana 2
2. Tirana 1
3. Tirana 3
4. Tirana 4

1. Eco Tirana sh.a ofron shërbimin e pastrimit në “Zonën e kuqe & Tirana 2” në zërat e mëposhtëm me këto mjete dhe pajisje:


• Grumbullimi dhe transportimi i mbetjeve urbane dhe tregjeve për mbetjet jo të diferencuara me 978 kontenierë (1,7 m3) zbrazje në dite;
• Grumbullimi dhe transportimi i mbetjeve urbane dhe tregjeve për mbetjet e diferencuara (shumë materiale plastike dhe celuloze) me 1456 kontenierë (1,7 m3 ) zbrazje në ditë;
• Grumbullimi dhe transportimi i mbetjeve urbane dhe tregjeve për mbetjet jo të diferencuara me 52 kontenierë (1,7 m3) në javë (zona rurale);
• Grumbullimi, transporti i mbetjeve nga paketimi i përzgjedhur, nëpërmjet sistemit nga porta në portë (1, 850 subjekte);
• Larja dhe dezinfektimi i kazanëve të mbetjeve nëpërmjet tërheqjes nga rruga dhe pastrimi në vendin e duhur (2487 kazanë 1,7 m3);
• Shërbimi i pastrimit të vendit të kazanëve nëpërmjet hedhjes së ujit me presion (770 vendgrumbullime) në javë;
• Mirëmbajtje e vendgrumbullimeve gjatë ditës si dhe pastrimi i mbetjeve të ndërtimit dhe atyre voluminoze të braktisura (770 vendgrumbullime);
• Mirëmbajtje dhe pastrim i rrugëve dhe trotuarëve (378,197 m²);
• Pastrimi manual i rrugëve dhe trotuarëve nëpërmjet operatorëve të repartit, të pajisur me biçikletë me tre rrota (1,269,972 m²);
• Pastrimi i rrugëve nëpërmjet makinave fshirëse, me ndihmën e ndihmuesëve në tokë, të pajisur me shfryrës ajri elektrik (të natës) {106,978 ml};
• Larje e rrugës gjatë natës (e përfshirë për 10 muaj në vit ose për 305 ditë), (656,537 m²);
• Larja e rrugëve gjatë ditës (e përfshirë për 8 muaj në vit ose për 240 ditë), (598,375 m²);

Mjete:
• Kompatator (10-12 ton) 18
• Kompatator (5-7 ton) 1
• Makinë fshesë (4-6 m3) 4
• Autobot (10 m3) 7
• MiniAutobot (2.5 m3) për larje vgm 3
• Vetëshkarkuese ( 3.5 ton vaska 5 m³) 5
• Kamion transport kontenierësh 3


2. “Ante Group ”sh.p.k. ofron shërbimin e pastrimit në zonën Tirana 1, në zërat e mëposhtëm me këto mjete dhe pajisje:

• Grumbullimi dhe transportimi i mbetjeve urbane dhe tregjeve për mbetjet jo të diferencuara 7 herë/javë zona urbane 779 (kontenier 1.7 m3) zbrazje në ditë;
• Grumbullimi dhe transportimi i mbetjeve urbane dhe tregjeve për mbetjet e diferencuara me 137 (kontenier 1.7 m3) zbrazje në ditë;
• Grumbullimi dhe transportimi i mbetjeve urbane në zonat rurale 3 herë/javë me 306 kontenierë (1.7 m3) zbrazje në javë;
• Grumbullimi dhe transportimi i mbetjeve urbane zona rurale 2herë/javë me 104 (kontenier 1.7 m3) zbrazje në javë.
• Larja dhe dezinfektimi i kontenierëve 1070 copë / 30 ditë
• Mirëmbajtja e vendgrumbullimit të mbetjeve gjatë ditës dhe grumbullimi i mbetjeve ndërtimore dhe të vellimshme 458 vgm / ditë
• Fshirja e rrugëve dhe trotuareve me punëtorë 457,421 m2/ditë
• Fshirja e rrugëve me makineri 24,898 mL/ditë
• Mirëmbajtje rrugësh kryesore 48,264 m2/ditë
• Larja e rrugeve një herë në ditë (parashikuar për 10 muaj të vitit) m2/ditë 123,930
• Larja e dyte e rrugëve (parashikuar për 8 muaj të vitit ose 240 ditë) 108,556 m2/ditë


Mjete:
Kompatator (10-12 ton) copë 7
Kompatator (5-7 ton) copë 4
Makinë fshesë (4 m3) copë 1
Autobot (10m3) copë 2
Kamionçinë vetëshkarkuese copë 3
Kamion mbajtëse kazanësh copë 1


3. Alko Impex sh.p.k, kryen shërbimin e pastrimit në zonën Tirana 3, në zërat e mëposhtme me këto mjete dhe pajisje:
• Grumbullimi dhe transportimi i mbetjeve urbane dhe tregjeve për mbetjet jo të diferencuara 7 herë/javë zona urbane 862 (kontenier 1.7 m3) zbrazje në ditë.
• Grumbullimi dhe transportimi i mbetjeve urbane dhe tregjeve për mbetjet e diferencuara me 134 (kontenier 1.7 m3) zbrazje në ditë
• Grumbullimi dhe transportimi i mbetjeve urbane në zonat rurale
3 herë/ javë 198 (kontenierë 1.7 m3) zbrazje në javë
• Grumbullimi dhe transportimi i mbetjeve urbane zona rurale 2herë /javë me 200 (kontenierë 1.7 m3) zbrazje në javë.
• Larja dhe dezinfektimi i kontenierëve 1,162 copë / 30 ditë
• Mirëmbajtja e vend-grumbullimit të mbetjeve gjatë ditës dhe grumbullimi i mbetjeve ndërtimore dhe të vëllimshme 458 vgm / ditë
• Fshirja e rrugëve dhe trotuareve me punëtorë 636,846 m2/ditë
• Fshirja e rrugeve me makineri 30,571 mL/ditë
• Mirëmbajtje rrugësh kryesore 61,148 m2/ditë
• Larja e rrugëve një herë në ditë (parashikuar për 10 muaj të vitit) m2/ditë 152,869
• Larja e dytë e rrugëve (parashikuar për 8 muaj të vitit ose 240 ditë) 152,869 m2/ditë


Mjete:
Kompatator (10-12 ton) copë 11
Kompatator (5-7 ton) copë 1
Makinë fshesë (4-6 m3) copë 1
Autobot (10m3) copë 2
Kamion vetëshkarkuese copë 3
Kamionçinë mbajtëse kazanësh copë 1


4.“Fusha”sh.p.k. kryen shërbimin e pastrimit në zonën Tirana 4 në zërat e mëposhtme me këto mjete dhe paisje:

• Grumbullimi dhe transportimi i mbetjeve urbane dhe tregjeve për mbetjet jo të diferencuara 7 herë/javë zona urbane 1532 (kontenierë 1.7 m3) zbrazje në ditë.
• Grumbullimi dhe transportimi i mbetjeve urbane dhe tregjeve për mbetjet e diferencuara me 134 (kontenierë 1.7 m3) zbrazje në ditë.
• Larja dhe dezinfektimi i kontenierëve 1532 copë / 30 ditë
• Mirëmbajtja e vend-grumbullimit të mbetjeve gjatë ditës dhe grumbullimi i mbetjeve ndërtimore dhe të vëllimshme 573 vgm / ditë
• Fshirja e rrugëve dhe trotuareve me punëtorë 813,184 m2/ditë
• Fshirja e rrugëve me makineri 27,404 mL/ditë
• Mirëmbajtje rrugësh kryesore 47,408 m2/ditë
• Larja e rrugëve një herë në ditë (parashikuar për 10 muaj të vitit) m2/ditë 136,735
• Larja e dytë e rrugëve (parashikuar për 8 muaj të vitit ose 240 ditë) 61,360 m2/ditë

Mjete:

Kompatator (10-12 ton) copë 13
Kompatator (5-7 ton) copë 2
Makinë fshesë (4-6 m3) copë 1
Autobot (10m3) copë 2
Kamion vetëshkarkuese copë 5
Kamionçin mbajtëse kazanësh copë 1


DEPOZITIMI I MBETJEVE

Drejtoria e Pastrimit dhe Mbetjeve Urbane ndjek ecurinë e proçesit të depozitimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës nga operatorët që aktualisht kanë kontrata shërbimi me Bashkinë Tiranë.

Sasia dhe Tipologjia e mbetjeve

Në këtë tabelë paraqiten llojet e mbetjeve të grumbulluara dhe të depozituara përgjatë gjithë vitit 2020. Ku peshën më të madhe e zënë mbetjet urbane me 90.6% të volumit të përgjithshëm.

TIPOLOGJIA E MBETJEVETON/VIT 
  MBETJE BIOMASE  4,692.22  1.7%
MBETJE DHE7,812.622.84%
MBETJE INERTE13,284.334.83%
MBETJE PËRPUNIM DRURI35.50.01%
MBETJE URBANE248,963.95390.6%
TOTAL274,788.623100%